CoRDA (Qendra e Kėrkimit dhe Projektimit nė Arkitekturė) prezanton ndėrtesėn Epoka nė Archmarathon Awards, Milano-Itali

November 23rd, 2014

CoRDA (Qendra e Kėrkimit dhe Projektimit nė Arkitekturė) prezanton ndėrtesėn Epoka nė Archmarathon Awards, Milano-Itali

CoRDA (Qendra e Kėrkimit dhe Projektimit nė Arkitekturė) prezanton ndėrtesėn Epoka nė Archmarathon Awards, Milano-Itali

Ndërtesa e Qendrës Sociale dhe Departamentit të Arkitekturës së Universitetit Epoka (ESC+DA) u emërua nga Archmarathon Awards në listën e ndërtesave më të mira në kategorinë e arsimit. Projekti, i cili u prezantua nga përfaqësuesi i CoRDA z.Jurtin Hajro, gjendej mes 42 projekteve arkitekturore ndërkombëtare më domethënëse pjesëmarrëse në nëntë kategori të ndryshme me ndërtesat tashmë të përfunduara në dy vitet e fundit. Eventi i ndarjes së cmimeve të Archmarathon u zhvillua në Milano, në datat 13 - 17 Nëntor 2014.

Archmarathon Awards është një event ndërkombëtar që krijoi një shembull të pazakontë duke mundësuar platforma interaktive mes një shumëllojshmërie profesionistësh aktivë në fushat e arkitekturës dhe ndërtimit. Duke mbështetur një vizion për kultivimin e shkëmbimit ndërkombëtar të ideve, ekspertizës dhe marrëdhënieve, eventi gjithashtu është krijuar për të stimuluar mundësi të reja fitimprurëse biznesi në sherbim të një mjedisi më të shëndetshëm kulturor.

Ndërtesa ESC+DA është ndërtesa e tretë e kampusit të Epokës dhe projekti i pare i realizuar nga CorDA në bashkëpunim me Zambak Architects. Ajo ka fituar tashmë vëmendjen e medias ndërkombëtare duke qenë e pranishme në Bienalen e Venecias 2014, referencë e një eseje në revistën Uncube Magazine dhe pjesë e ekspozitës “Muaji i Projektimit”  në Ljubljana për projektet e interierit të realizuara kohët e fundit ne Europën Juglindore.

www.archmarathon.com