Drejtori i CoRDA pjesė e Jurisė Ndėrkombėtare tė Konkursit mbi Qytetin Studenti

June 1st, 2015

Drejtori i CoRDA pjesė e Jurisė Ndėrkombėtare tė Konkursit mbi Qytetin Studenti

Drejtori i CoRDA pjesė e Jurisė Ndėrkombėtare tė Konkursit mbi Qytetin Studenti

Jurtin Hajro, drejtori i CoRDA – Qendra e Kërkimit dhe Projektimit në Arkitekturë në Universitetin Epoka, ishte një nga pjesëtarët e jurisë ndërkombëtare për Konkursin “Master Plani i Qytetit Studenti: shtimi i objekteve të reja dhe rehabilitimi i rezidencave ekzistuese”.

Konkursi u shpall në shkurt nga Atelier Albania, Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Tetë studio arkitekture dhe planifikimi vendase dhe të huaja prezantuan propozimet e tyre për master planin e “Qytetit Studenti” në Tiranë, përpara një jurie ndërkombëtare. Paneli u drejtua nga Mathias Müller (arkitekt, EM2N, profesor i pwrkohshwm nw ETH Zyrih), ndërsa pjesëtarët e tjerë të jurisë përfshinin personalitetet si Niko Peleshi (Zv. Kryeministër i Shqipërisë); Brunilda Paskali (Zv. Ministre e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes); Arbjan Mazniku (Zv. Ministër i Arsimit dhe Sporteve); Anila Shehu (Drejtoreshë e Rezidencës Studentore Universitare Nr. 1); Olv Klijn (arkitekt, FABRIC); Francesco Zuddas (arkitekt, UrbanaArchitettura, PhD Architectural Association); dhe Simon Battisti (arkitekt, Kërkues nga Fulbright i mbështetur nga Universiteti Epoka).

CoRDA ka luajtur një rol domethënës si qëndër projektimi dhe kërkimi në Universitetin Epoka, duke qënë aktivë me anë te propozimeve të saja si në rastin e Konkursit Nderkombëtarë për Ishullin e Beratit – Vendi i Pare, Konkursit Nderkombëtarë I Projektimit Urban ‘Durana’ – Vendi I Dytë. Pëerfaqësimi I CoRDAs në panelet e jurive ndërkombëtare vijon atë të konsulentes lokale nga Frida Pashako ne Konkursin e Ishullit të Beratit.