DURANA- Konkursi Ndėrkombėtar pėr Ide Projektimi Urban

October 23rd, 2014

DURANA- Konkursi Ndėrkombėtar pėr Ide Projektimi Urban

DURANA- Konkursi Ndėrkombėtar pėr Ide Projektimi Urban

Qendra e Kërkimit dhe Projektimit në Arkitekturë (CoRDA) së bashku me Departamentin e Arkitekturës janë pjesmarrës në Konkursin Ndërkombëtar për Ide Projektimi për DURANA (Korridori ekonomik Tiranë-Durrës). Grupi pjesmarrës i përbërë nga CoRDA, Atelier Le Balto, InterBAU/TU Berlin dhe Studio Universal kaluan me sukses fazën e parë të konkurimit, ku u përzgjodhën për te vazhduar më tej në Lotin 1.

DURANA- Konkursi Ndërkombëtar për Ide Projektimi Urban i ideuar nga Atelier Albania (AA), Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit (MZHUT) dhe Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT), ka për qëllim përmirësimin e kushteve urbane përgjate korridorit ekonomik Tiranë - Durrës. Korridori nga një perspektivë organizative e plan-ndërhyrje, është e ndarë në tre segmente/lote , ku Juria e Fazes së Parë përzgjodhi 6 grupe, 2 për secilin Lot. Konkursi do të përzgjedh 3 grupe, të cilat do të vazhdojnë më tej me procesin pas-konkursit, që është faza e ekzekutimit.

Faza e dytë, e cila parashikon një Projekt-Ide të detajuar, do të vendos dhe fituesin për secilin Lot.