Kongresi Boteror i 11-REHVA

June 1st, 2013

Kongresi Boteror i 11-REHVA

Kongresi Boteror i 11-REHVA

Assist. Prof Dr Sokol Dervishi mori pjesë në Kongresin Boteror te 11-REHVA dhe  Konferenca e 8-të Ndërkombëtare ne fushen e  Ventilimit, Qualitetit te mjedisit te brendshem dhe konservimit të energjisë në ndërtesa, në Pragë, Republika Çeke, më 16-19 Qershor, 2013.

Dr. Dervishi paraqiti dy punime shkencore në fushën e simulimit të bazuara në implikimet e drites natyrale dhe të performancës të energjisë. Puna e tij ishte e bazuar në zhvillimin e dy modeleve të reja origjinale. Një version i zgjeruar i njërit prej punimeve është publikuar në Revisten nderkombetare te Simulimit te ndertesave (International Journal of Building Simulation ), nje reviste e indeksuar dhe me impact faktori te larte.

Kongresi Botëror i 11-te “REHVA” ofron një platformë për shkëmbimin e njohurive teknike dhe shkencore, zgjidhje teknike dhe përvojës midis shkencëtarëve, inxhinierëve, arkitektëve, akademikeve dhe industrisë, në një gamë të gjerë temash që lidhen me industrinë HVAC, industrinë e ndërtimit dhe të shërbimit të ndërtimit.