Nisin aplikimet pėr shkollėn verore 2012-2013

April 3rd, 2013

 

Kemi kënaqësinë t’ju bëjmë me dije se shkolla verore për vitin akademik 2012-2013 këtë vit do të jetë e hapur për kurset programit universitar, sipas kalendarit të mëposhtëm.

Datat e rëndësishme për semestrin veror:

15-26 Prill 3013       Faza e pararegjistrimit për semestrin veror
6 Maj 2013                Publikimi i kurseve që do të hapen gjatë semestrit veror
7-17 Maj 2013          Regjistrimi i kurseve dhe tarifat e shkollimit (për semestrin veror)
17 Qershor 2013     Fillimi i semestrit veror
20 Korrik 2013         Përfundimi i semestrit veror
22-26 Korrik 2013   Periudha Përfundimtare e Provimeve të semestrit veror

 

Studentët e interesuar mund të aplikojnë për t’u regjistruar për shkollën verore 2012-2013 pranë Zyrës së Rregjistrimit të Studentëve.

Ju lutem vini re se për hapjen e një kursi duhet jenë të rregjistruar të paktën 5 studentë.

Vetëm  kurset e praktikës verore të vlefshme për semestrin veror të vitin akademik 2012 - 2013 nuk janë subjekt i kuotës minimale prej 5 regjistrimesh.

Tarifat e semestrit veror për vitin akademik 2012-2013 do të jenë si më poshtë:

  • 30 Euro për ECTS për Fakultetin e Ekonomisë dhe Shkencave Administrative;
  • 40 Euro për ECTS për Fakultetin e Arkitekturës dhe Inxhinierisë;

Për ndonjë pyetje apo informacion më të detajuar në lidhje procedurat për semestrin veror, studentët mund të kontaktojnë pranë departamenteve përkatëse ose pranë zyrës së Dekanit të Studentëve.