Njoftim rreth programit tė shkėmbimit tė studentėve me Universitetin Metropolitan tė Leeds

April 16th, 2013

 

Të nderuar studentë, 

Kemi kënaqësinë t’ju bëjmë me dijë se kanë nisut aplikimet për shkëmbimin e studentëve, pjesë e programit të  “Studime Jashtë Shtetit me Pagesë’. Ky program përfshin këto pika:

  • Studentët mund të ndjekin  studimet e tyre pranë Universitetit Leeds Metropolitan për 6 muaj ose një vit akademik
  • Studentët kanë të drejtë të zgjedhin lëndë pranë Universitetit Metropolitan të Leeds (ju lutemi shikoni aplikacionin ku mund të gjeni listën e lëndëve në dispozicion në: http://courses.leedsmet.ac.uk/main/search.htm )
  • Studentët do të përfitojnë kredite gjatë kohës së studimeve të tyre në Universitetin Metropolitan të Leeds
  • Pagesa për vitin akademik 2013-2014 është 4750 £ për semestër.

Programi i ‘Studimit Jashtë” është një mundësi shumë e mirë për studentët që dëshirojnë të kenë experiencë në kulturën dhe universitetet e Mbretërisë së Bashkuar.  Eksiztojnë një sërë aktivitetesh që ndihmojnë në integrimin e studentëve në jetën në Leeds, nëpërmjet programeve si International Social Network.

Studentet e interesuar për të aplikuar në këtë program duhet të plotësojnë formularin e aplikimit  dhe të bashkangjitin dokumentet e mëposhtme: 

  • Transkripti 
  • Kualifikime në Gjuhën Angleze
  • Referenca Akademike
  • Fotokopje të pasaportës

Jeni të lutur që të dërgoni aplikimet tuaja në adresën studyabroad@leedsmet.ac.uk

Ju mund të aplikoni duke plotësuar formularin e mëposhtëm

FORMULARI