Pėrfaqėsues tė Departamentit tė Arkitekturės dhe CoRDA-s morėn pjesė nė nismėn Atelier Albania

February 21st, 2014

Pėrfaqėsues tė Departamentit tė Arkitekturės dhe CoRDA-s morėn pjesė nė nismėn Atelier Albania

Pėrfaqėsues tė Departamentit tė Arkitekturės dhe CoRDA-s morėn pjesė nė nismėn Atelier Albania

Përfaqësues të Departamentit të Arkitekturës dhe të Qendrës së Kërkimit dhe Projektimit në Arkitekturë pranë Universitetit EPOKA (CoRDA), të konsideruar një ndër partnerët e mundshëm të nismave që do të ndërmarrë Atelier Albania në të ardhmen, si dhe këshilltarë si një institucion arsimor privat, morën pjesë në prezantimin zyrtar të kësaj nisme, të organizuar nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit.

Takimi u zhvillua në prezencë të Kryeministrit, z. Edi Rama, Ambasadorit të Mbretërisë së Vendeve të Ulta, Z. Martin de la Beij, dhe ideatorëve e bashkëpunëtorëve vendas dhe të huaj. Pjesëmarrja e përfaqësuesve të Universitetit EPOKA në këtë takim të parë kishte një vlerë të çmuar, sepse konsiderohen si një partner të mundshëm të kësaj iniciative. Në përfundim të prezantimit u ndanë përshtypjet për Atelier Albania.

Qeveria shqipëtare propozon, që nën patronazhin e Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe në koordinim të kujdesshëm me të gjithë politikat që do të miratojë për të zhvilluar vendin, të ndërtojë një metodë të pazakontë të bazuar në projektim për nxitjen e zhvillimit urban si një inkubator të zhvillimit kombëtar. Mjeti për këtë metodë është Atelier Albania.

Atelier Albania është ‘njësia laboratorike’ nën kornizën e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, e cila do të fokusohet në trajtimin e projekteve dhe planeve me rendësi kombëtare. Atelier Albania është një përqasje e re, krijuar me qëllimin për të gjeneruar vlerë dhe zgjidhje potenciale për çështje të arkitekturës dhe zhvillimit urban. Në këtë takim u krijua mundësia e njohjes me misionin, objektivat dhe projektet të Atelier Albania.