WORKSHOP Studentor

May 2nd, 2013

DUKE NISUR NGA FILLIMET E “VJETRA” PËR TË ZBULUAR MUNDËSI TË “REJA”

 

“Gjithçka që qe, ka qenë gjithmonë. Gjithçka që është, ka qenë gjithmonë. Gjithçka që do të jetë, ka qenë gjithmonë.”

L. I. Kahn

 

PËRMBAJTJA

Ky workshop do të jetë një “eksperiment teorik”.

PJESA E PARË do të jetë një diskutim që nis nga shkrimet e L. I. Kahn mbi idenë e lindjes së Institucioneve, origjinës së tyre si një “marrëveshje midis njerëzve”.

Institucioni i zgjedhur është SHKOLLA. Studentëve do t’u kërkohet të japin mendimin e tyre mbi idenë e shkollës si institucion dhe si ndërtesë. Kjo do të bëhet duke imagjinuar një shkollë ideale në një zonë specifike në Durrës (Forumi Bizantin i shek. V) për të shtyrë studentët në një marrëdhenie më ndërtesat historike/antike dhe një komunikim të mundshëm të tyre me ditët tona.

PJESA E DYTË e punës do të jetë shkrimi i një teksti me maks. 4000 fjalë i shoqëruar me skica, vizatime, diagrame, foto, kolazhe etj. Puna mund të zhvillohet individualisht ose ne çift. Puna në çift është një mundësi për të krijuar një “tekst dialektik” ku nëpërmjet pyetjesh-përgjigjesh t’i jepet formë përmbajtjes.

PROGRAMI:

  • Dita e parë do të jetë e Shtunë 18 Maj: diskutim tek Epoka University në mëngjes + udhëtim në Durrës në zonën e studimit pas dreke.
  • Dita e dytë do të jetë e Shtunë 25 Maj: diskutim publik i punëve. Studentët do të kenë një javë kohë për të shkruar tekstet e përgatitur prezantimet figurative.

 

NUMRI I STUDENTËVE: Max. 15.

Të gjithë aplikimet do të dërgohen në adresën e-mail: kguza@epoka.edu.al

Ftesa i drejtohet kryesisht studentëve të vitit të dytë e të tretë më të cilët aktualisht po zhvilloj kurset dhe janë pak më të mësuar me disa nga temat e propozuara. Por, kushdo që është i interesuar mund të ndjehet i lirë të aplikojë.